Cfare eshte Moda???

Moda eshte art, eshte shkence artistike…. moda eshte perdorim I perditshem!!!

Moda eshte ajo qe vesh dikush. Ajo qe eshte jashte modë dhe ajo qe veshin te tjeret.

Si lindi moda?

Perkufizimi “Mode” vjen nga latinishtja modus, qe do te thote menyre, kohe, norme.
Moda lind nga nevoja e qenies njerezore per t’u mbuluar, all’inizio ne fillim me lekure dhe material te punuar, me kalimin e kohes lind figura e veshjes.

Veshja !!!

Veshja merr nje rol te rendesishem ne shoqeri, duke dalluar klasat e ndryshme shoqerore, dhe detyrat e ndryshme.Figura e stilistit shfaqet vetem pas Revolucionit Francez, kur, u shfuqizuan koorporatat dhe rregullat e ngurta, rrobaqepesia gjen rruge komplet te lire per te shprehur sa me mire kreativitetin e saj.

Edhe piktore si Giotto dhe Antonio del Pollaio interesohen per veshjen , duke krijuar stile dhe materiale. Stilistet e pare fillojne te afirmohen prej shek XIX me idete dhe modelet e veta, duke punuar ne Ateliete te medha dhe duke krijuar veshje vetem per elitat, duke pasur parasysh kostot per ideimin dhe prodhimin. Vetem ne mes te 800-es, me ardhjen e Revolucionit Industrial, shpikja e makines per punimin e pelhurave dhe lindja e telajos bene te mundur qe moda t’i afrohej mases.

Franca u be nje nga qendrat me te medha te modes dhe ne fakt Parisi mblodhi shprehjen me te madhe, duke sfiduar dhe duke fituar ndaj rivaleve si Londra,Milano dhe New York. Moda ne Paris lind me gjykatat e mëdha franceze, kur mbreti Diell dhe Maria Antonieta diktonin ligje absolutizmi dhe egocentrismi. Ne vazhdim, ne shek XX tendencat e medha te modes pane ndryshime shoqerore, te menyrave te reja te shprehjes te nje shoqerie ne ndryshim te vazhdueshem. Ne 1825 lind shtepia e madhe e modes e motrave Callot, la Maison Collet. Ne 1912 hapja e shtepise te alta modes e Madeleine Vionnet sjell nje revolucion ne boten e stilisteve. Menjehere me pas eshte momenti i Coco Chanel , qe sjell nje fryme te re ne shpirtin femeror te vete femres. Ne nje kohe te shkurter Parisi u be kryeqyteti I modes me figura te medha si Pierre Cardin, Paul Poiret, Christian Dior, Renè Lacoste.

Te hedhim nje veshtrim si eshte… Moda Sot

Te jesh ne mode do te thote te jesh ne tendence, ne perdorim. Moda eshte nje kostum, eshte nje sjellje. Moda ka percaktuar kostumet dhe ne kete kontekst dhe menyren e veshjes ne kuptimin e ngushte.

Sot kur flitet per mode flitet per fashion….

MODA, FASHION= Londra, Milano, Parisi dhe New York.

Sot moda eshte ajo qe ka secili prej nesh, dhe qe e dallon prej te tjereve… secili ka stilin e vet, nje shije personale…. gjithcka eshte mode!!!!!

Le te shohim tani sesi kane evoluar stilet nder vite:

Te nisemi nga vitet 20:

Pas nje periudhe te gjate frikerash nga lufterat, vitet 20 prezantohen sin je periudhe optimizmi… jetohet nje ndjesi lirie, qe e gjejme ne brendesi edhe te vete modes.
moda e viteve 20 ka tendencen ta shfaqe femren sin je adoleshente te perjetshme…. fillojne te mbahen veshje shume te shkurtera, qe garantojne liri te madhe, funde me belt e shkurter; fustanet e mbremjes jane pa menge ose me menge te shkurtera, pelhurat jane te buta, te derdhur, te lehte; linjat jane te drejta.
Per here te pare floket prihen shkurt; vishen kapela qe arrijne deri te vetullat. Dhe vitet 20 jane edhe vitet e produkteve te para kozmetike, rimeli dhe buzekuqi, qe lancon moden e buzeve te kuqe flake.

Vitet 3o:

Pas linjes se sheshte te viteve 20, fillon nje epoke e re…ajo e romanticizmit dhe veshjeve chiffon. Nuk eshte me imazhi I nje femre perjetesisht adoleshente, porn je femre te pjekur, jo me femra femije-tip mashkull. Ka veshje qe nenvizojne linjat, prerje qe krijojne efektin e lehtesise, gjarperimit. Kthehen veshjet e ngushta siper me linja te thella. Pelhurat jane te buta dhe elastike. Gjithcka bazohet te rafinimi!!!!
Ne Torino lind ne 1930 Enti Nacional i modes, ku blihet vetem mall italian.

Vitet 40:

Kryefjala e ketyre viteve eshte “racionimi”. Lufta krijon shkaterrim; pelhurat dhe materialet fillojne te pakesohen, keshtu qe ne nje fare menyre duhet t’ia dalesh. Kthehet moda e thjeshte, prihen veshje per te krijuar rroba per femije. Femrat nuk mund te perballojne te keni nje stil pompoz keshtu qe I kthehen te perditshmes. Keto jane vitet e takave te uleta. Nuk ka me najlon dhe per kete arsye fillojne te perdoren corapet e pambukut me nje vije te bere me boje te zeze ne menyre qe t’u ngjajne corapeve te najlon.

Vitet 50:

jane vitet mitt e filmit Grease!!!pas nje periudhe te gjate te erret, te shkaktuar nga lufta, rilind figura e nje femre perhere e me te bukur….e kuruar deri ne detajin me te vogel, super e trukuar, qe perdor hije shume te ngjyrosur, buzekuqe te kuq dhe laps sysh… jane vitet e fundeve voluminoze, te fryre, nga beli shume I holle.. supet jane te theksuara. Vajzat veshin triko me ngjyra shume te gjalla dhe djemte nuk bejne dot pa vene brilantine ne floke, jeanset e ngushta dhe xhaketat prej motociklisti!!!

Vitet 60:

Keto jane vitet e bumit ekonomik, qe sjell permiresime dhe risi edhe ne sektroin e veshjeve. Nuk jane me vitet e luftes, nuk duhet racionuar gjithcka… ka nje perthithje te shpejte te stilit te ri, nuk behet me seleksionimi ne baze te rastit.kerkohet e reja, arti behet mode. Ka veshje me ngjyra, te guximshem, te dekoruar me motive grafike, rombe, kuadrate, trapezei,zare.kthehen veshjet ne forme thesi, te ngushte siper dhe te derdhur poshte.

Por, mbi te gjitha vitet 60 jane vitet e fundeve te pare te shkurter….. dicka skandaloze, e padenje….kemebt deri ne ate kohe nuk ishin nxjerre asnejhere aq shume ne pah… ato vishen nga femrat e cdo moshe. Minifundi eshte simboli I lirise totale per keto vite.

Warszawa, 1967r.

Warszawa, 1967r.

Vitet 70:

Lule dhe ngjyra! Keto jane vitet e levizjes Hippy qe prodhojne Gjeneraten Beat dhe Flower Power. Lulja eshte simboli I kesaj periudhe, shenje kunder cdo forme lufte; nga vjen dhe motoja “vendosni lule ne topat tuaj” .
jane veshje te lirshme dhe plot imagjinate, bluza te shkurtera, jeleke me lule,kemisha te lirshme, pantallona si puter elefanti, funde ciganesh me ngjyra te ndritshme…shume ne mode edhe foulard.jane vitet e dimensioneve te tepruara…perdoren size gjigande, lind firma e famshme Ray Ban. Edhe floket kane permasa te medha, voluminoze; jane vitet e kufjeve dhe shamive te para. Perdoren shume bizhuterite etnike.
por, mbi te gjitha vitet 70 jane vitet e te ashtuquajturave barka, te veshura per te treguar fillimin e rolit te femres Brenda shoqerise, qe ishte fale lindjes se te drejtes se votes. Pra, keto rrembejne vendin e takave.
perdoren pantallona te gjata, te gjera sepse tashme minifundi konsidderohet si element qe zvogelon figuren e femres, ne dinjitetin dhe inteligjencen e saj.veshja hippy eshte ajo me shume ne trend, qe frymezohet nga vendet e Indise, e sjelle me shume lehtesie qe jep nje sens lirie dhe pafajesie!!!

Vitet 80:
Moda e viteve 80 eshte shume e cuditshme, jo shume e bukur, por ne thelb ka bukurine e saj. Jane vitet e te famshmeve Levi’s 501, qe vishen ne te gjitha modelet e tyre. Jane pantallona shume te ngushta, me shtrat te larte, pa zinxhir. Pantallonat puter elefanti zevendesohen nga pantallonat cigare. Perdoren shume leggings dhe ne vere ciklisti ne pambuk, elastike, siper gjurit. Te gjtiha pantallonat jane me shtrat te gjate, shpesh me nje zinxhir te kavilja. Bluzat jane te gjitha te gjera, pa forme, me vetem nje vrime per koken. Dhe poshte bluzave jersey kemi spaletat e paperendueshme, te ngjitura me karfica te medha te sigurta. Jane vitet e balerinave te kendshme dhe te dekolteve ne maje.ngjyrat e kesaj periudhe jane: bojeqielli e ndezur, perzierje, jeshile smeraldi, e kuqe schocking, blu elektrike…ngjyrat metalike.Persa I perket aksesoreve nuk ke sit e mos kujtosh te vecanten pochette, e vogel, delikate. Dhe pastaj vethet e medhenj me kapese, me shume ngjyra. Se fundi modelet e flokeve tip luani, me ngjyre te verdhe me bisht te zi. Per ta permbyllur, jane vitet e Madonnes mitike dhe te stilit te saj te paharrueshem….

Ne vitet 80 kemi edhe Heavy Metal. Levizje rinore, qe lindi nga bashkimi I fansave te hard rock – ut me ata te heavy rock. Eshte nje mode e qete, e karakterizuar nga perdorimi I pantallonave Denim, ose lekure shume te ngushta, thonjte apo jeleket, cizme cow-boy ose atlete gjimnasitke te medha dhe te bardha dhe floke shume, po shume te gjate.

Vitet 90:

lind ne Angli stili punk, qe frymezohet nga grupe muzikore. Kjo eshte me shume nje menyre jetese, nuk ka korniza te percaktuara mire…kesaj I perkasin mbi te gjitha veshje me kosto te ulet, tipike te klasave gjysem te uleta. Shfaqen atletet All Star Converse, por perdoren edhe amfibet. Vishen pantallona shahu, dhe mbi te gjitha aksessore qe I referohen botes se Heavy Metal: varese dhe byzylyke, zinxhire….tatuazhe me forma dhe permasa te ndryshme fillojne te vizatohen ne gjithe pjeset e turpit…pa harruar kreshtat shumengjyreshe.

Po sot?!?!?!?

Ne fakt… sot moda eshte nje bashkim i te gjitha atyre qe cituam me siper!!! Jo nje stil, por shume…. jo nje model per t’u ndjekur, por shume….. ne disa raste duket se moda nuk na influencon fare, duke patur parasysh veshjen tone casual…. gjithcka duket e veshur keshtu… rastesisht… pa u kushtezuar, pa rregulla…. sikur te donim t’I shmangeshim kesaj bote pa limite. Por ne te vertete e dime shume mire qe nuk eshte keshtu. Cdo detaj I vogel eshte I kuruar ne vecanti, gjithcka kombinohet me kujdes dhe vemendje…. ndiqen modat e momentit dhe kerkohet gjithmone te jesh ne Top.

Sot kur flitet per Mode preken argumenta te shumte. Si shihet sot Moda??? Perse ndiqet? Perse nuk mund te besh pa te? Sa probleme lindin rreth ketij argumenti?

Moda sot shihet si dicka e nevojshme, pa te cilen nuk mund te besh dot.